Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot po e zhvillon vizitën e parë zyrtare jashtë vendit dhe këtë në Shqipëri.

Kurti u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kabineti i tij në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Këtë e ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në Facebook.

“Tiranë, Pallati i Brigadave – Ceremonia e mirëseardhjes së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar Rama.

Kurti u prit në Tiranë me nderime shtetërore.

Në takimin e sotëm do të diskutohet edhe për idenë e mini shengenit Ballkanik.

Më Tiranë Kurti do të takohet edhe me Presidentin shqiptar Ilir Meta, e më pas me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Takime do të ketë edhe me opozitën, me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme