Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, ka thënë që Kosova nuk duhet të i plotësojë kushtet që vinë nga Serbia.

Kësisoj ajo deklaroi se Kosova duhet të vendosë reciprocitet të menjëhershëm me Serbinë.

“Tanimë jemi në fazën që Kosova assesi nuk duhet të plotësojë kushte të vëna nga Serbia. Nëse është kusht heqja e taksës nga bashkësia ndërkombëtare për t’i dhënë mundësi dialogut, Kosova duhet të vendosë reciprocitet të menjëhershëm me Serbinë.

Në këtë mënyrë që Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare të kuptojnë pengesat dhe goditjet e vazhdueshme që Serbia ia jep Kosovës edhe gjatë procesit negociator, edhe jashtë procesit. Kemi të bëjmë me një vend agresor dhe me pjesëmarrësit e njëjtë që ishin aktivë edhe gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit në pozita kyçe. Andaj të veprohet me kushte të tyre është e panevojshme dhe e dëmshme për Kosovën”, tha Kusari Lila.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme