Boksieri britanik, Anthony Joshua do të përballet përsëri kundër Andy Ruiz Jr, pak muaj pasi pësoi humbje nga meksikani.

Britaniku u mposht befasisht nga Ruiz Jr, duke i humbur kështu titujt botëror.

Por, Joshua ka thënë se do t’i rikthejë titujt e kampionit dhe është shprehur se ai nuk do të ndalet asnjëherë.

29 vjeçari tashmë do të ketë mundësinë e revanshit, në një duel që zhvillohet në Arabi më 7 dhjetor dhe ka premtuar se do t’i rikthejë titujt.

“Për sa kohë që unë marr frymë, do të vazhdojë të luftojë, me pasion për boksin” deklaroi Joshua.

“Unë pësova humbje në ndeshjen e tretë si amator. Nëse do të ndalesha aty, nuk do të kishte tani. Humba në çerekfinalen e Evropianit. Nëse do të ndalesha aty, nuk do të kishte tani. Të ndalem nuk është në ADN-në time” u shpreh britaniku.

“Të gjithë në këtë dhomë kanë kaluar në gjëra të ndryshme ku askush nuk u ka besuar. Unë do t’i rifitojë titujt e mi”, ka shtuar ai.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport