• Magazina
Faqja Kryesore Lajme Lajçak pas takimit me opozitarët: Për mua vizita ka përmbushur qëllimin

Lajçak pas takimit me opozitarët: Për mua vizita ka përmbushur qëllimin

2 Min e Lexuar
0
0
7

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka përfunduar takimet me liderët e partive opozitare, duke u shprehur optimist se edhe opozita kosovare nuk do ta kundërshtoj planin franko-gjerman. Ai pas takimit të fundit me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ky takim në Prishtinë e përmbushë qëllimi e vizitës.

Sllovaku i BE-së, Lajçak  tha se kjo vizitë në Prishtinë ka për qilim përgatitjet për takimin e 18 marsit që bahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“I informova për procesin, për pritjet e komunitetit ndërkombëtar. Ata shpjeguan qëndrimet e partive të tyre. Pra, e gjitha është pjesë e përgatitjeve për takimin e 18 marsit dhe është shumë e rëndësishme që ata të dëgjojnë nga unë, jo vetëm nga mediat apo në Parlament. Prandaj, për mua këto takime kanë përmbushur qëllimin”, tha Lajçak.

Ky i fundit sot ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Sipas njoftimit, ishte Haradinaj që i tha po marrëveshjes, derisa Krasniqi i PDK-së ishte skeptikë që në qendër të marrëveshjes nuk është njohja e ndërsjellë, po asociacioni.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme

Rri i Kyçur me ne!

e3

Rishikimet e fundit

Argëtim

Shfleto më shumë

Lajme Random

Lifestyle të Famshme

Hapsirë Reklamuse

Arhiva

Ndrysho Gjuhën