Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetarja e Degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, ka paraqitur shpenzimet e larta për udhëtime zyrtare të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili vetëm për një buajte në njërin nga hotelet e Stambollit, ka 500 euro, para të taksapaguesve preshevar.

Në shkrimin e znj.Sinani, thuhet:

Presheva, njëra prej komunave më të varfura në Sërbi – kryetari i komunës bënë shpenzime enorme për „udhëtimet zyrtare“, Moravica keqmenaxhon paranë publike ndërsa „investimet“ mbeten premtime parazagjedhore

Shpenzimet për udhëtime zyrtare

Komuna e Preshevës vazhdon të mbetet njëra prej komunave më të pazhvilluara në Serbi. Pamundësitë për zhvillim ekonomik, që do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë, vazhdojnë të prodhojnë situata të pashpresë. E, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë dhe vazhdon të bëjë shpenzime enorme për udhëtimet e tija zyrtare.

Dhe, përderisa qytetarët e Komunës së Preshevës vazhdojnë të luftojnë për mbijetesë, kryetari Arifi, qysh nga mandati parë, vetëm në një udhëtim zyrtarë në Tiranë, ka shpenzuar mbi 1.500,00 euro. Fjetja e tij në njërin prej hoteleve më luksoze në Tiranë (Hotel Plaza), për aq kohë sa ka qëndruar, qytetarëve të Preshevës i ka kushtuar 1.127,00 euro.
Nuk kanë qenë më të lira as udhëtimet e tija me aeroplan për në Stamboll (1.300,00 euro) qëndrimi i tijë në Bursa të Turqisë (1.200,00 euro – prej të cilëve 500 euro është paguar vetëm hoteli) dhe vizitat e tija të shpeshta „zyrtare“ nëpër vende tjera të ndryshme.

Qytetarët do të justifikonin këto shpenzime të kryetarit të Preshevës, po që se nga këto udhëtime të ishin arritur rezultate konkrete. Por deri më tani, udhëtimet „zyrtare” të kryetarit të Komunës i ngjajnë më shumë “ekskurzioneve të tija private” nga të cilët qytetarët e Preshevës nuk kanë përfituar asgjë.

Keqmenaxhimi i Moravicës dhe shfrytëzimi i saj si maqineri e grumbullimit të votave

Pllakat e betonit, edhe pse i kishte kritikuar paraardhësit politik, kryetari i komunës së Preshevës, në cilësinë e kryetarit të organit të përkohshëm, arriti t’i shndrroj në formën më të lehtë të grumbullimit të votave.
Presheva, përnjëherë u pushtua nga kockat e betonit të cilët u shpërndanë në çdo rrugë e vendbanim. Ai, shkoi edhe më largë. Nëpërmjet ndërrmarrjes Moravica kishte kontraktuar ndërmarrje të ndryshme për “të përgaditur rrugët për vendosjen e pllakave”, “për të kryer transportin e dheut dhe gurëve nga një anë në anën tjetër” dhe për të kryer shërbime të ndryshme të ndërlidhura me vendosjen e tyre.

Në periudhën e organit të dhunshëm, ndërmarrja Moravica ka shpenzuar 24.541,00 euro (2.895.912,00 dinarë) për përgaditjen e terenit për vendosjen e pllakave të betonit, 12.730,00 euro (1.502.245,00 dinarë) për transportin e dheut dhe gurëve dhe afër 20.000,00 euro (2.332.800,00 dinarë) për vendosjen e “rrethojave të çelikut” tek deponia në hyrje të Preshevës. Vetëm për këto 3 pika, ndërmarrja Moravica ka shpenzuar 57.270,00 euro mjete të taksapaguesëve.

“Investitorët misterioz”, statist të Shqiprim Arifit për fushatë elektorale

Në 2016 kishte filluar fushatën duke paraqitur investitor misterioz nga Gjermania, por që deri më sot, nga investimet e paralajmëruara atëkohë, qytetarët e Preshevës i mbajnë mend vetëm “tattoo-at” e investitorëve që paraqiteshin për publikun Preshevarë. Ata, për më shumë se 2.5 vite, nuk realizuan as edhe investimin më të vogël në Preshevë.

I njejti fat i priti edhe “investitorët tjerë” që herë hapnin Interspidin e herë grumbullonin frutat e ndryshme në Preshevë. Të njejtit, nuk u paraqitën më asnjëherë.
Tani, Shqiprim Arifi, vazhdon të krenohet me ndërmarrjen “Solid” dhe tenton përsëri, në prag të zgjedhjeve për KNSH, të na paraqesë investitorë e të paralajmroj investime të reja. Praktika e deritanishme e tregon te kundërtën.

Nënvlersimi i intelegjencës së shëndosh të qytetarëve të Preshevës, duke u munduar t’i mashtroj me plasimin e gënjeshtrave të përgjithshme, dhe të njejtën kohë duke keqpërdorur paranë publike, duhet të filloj të marrë fund.

Zgjedhjet për KNSH do të jenë fillimi i këtij fundi.

Megjithate, Ardita Sinani, ka paraqitur faturat e shpenzimeve të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme