Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr LUGINA E PRESHEVËS TË PËRFSHIHET NË FAZËN PËRMBYLLËSE TË DIALOGUT PRISHTINË-BEOGRAD Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa, në një iniciativë të përbashkët me kryetarin e komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi dhe deputetin popullor, z. Fatmir Hasani, sot i’u drejtua zyrtarisht Komisares së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, znj. Frederica Mogherini; Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, si dhe bashkëdrejtuesve të Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës, z. Shpend Ahmeti dhe z. Fatmir Limaj. Kërkuam përfshirjen e Luginës së Preshevës në fazën përfundimtare të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Në këtë shkresë është theksuar se Marrëveshja eventuale përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë është mundësi edhe e zgjidhjes së problemeve jetike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Prandaj, ne, përfaqësuesit legjitim të institucioneve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kërkojmë nga titujt e lartpërmendur, përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e kësaj faze të dialogut, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme. Përfshirja dhe trajtimi i çështjes së Luginës së Preshevës në këtë fazë të dialogut është nevojë për paqen afatgjate dhe midis popujve në Ballkanin Perëndimor. Like 0
Argjend Sherifi: Vetëm ata që nuk i njohin fare rrethanat mundë t’i besojnë deklaratave të kryetarit që iku Sh.Arifit
Një delegacion i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc ka vizituar sot PVD-ën Një delegacion i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, gjatë orëve të pasdites ka …