Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend “Martesa e dytë”, romani i parë i shkrimtarit Harbin Veselit nga Lluçani i Bujanocit

“Martesa e dytë”, romani i parë i shkrimtarit Harbin Veselit nga Lluçani i Bujanocit

1 Min e Lexuar
0
0
165

Martesë e dytë është një roman që të përfshin në një rrjedhë ngjarjesh e situatash të larmishme, ku mentaliteti dhe paragjykimet shënjojnë thellë jetët e personazheve.

Edita, e gjendur fare e vetme përballë një martese të dështuar dhe faktit që nuk do të bëhet kurrë nënë, përpiqet të mbledhë forcat për të ecur përpara, drejt një jete të re.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Dhe pasi rastësisht njihet me Artanin, një burrë i divorcuar, buzëqeshja dhe ditët e lumtura mbushin ditët e saj.
I bashkon të dy i njëjti fat, një e kaluar e ngjashme po ashtu, ndaj vendosin t’i japin vetes një mundësi, për të dashuruar sërish…
Një histori e ditës, mbushur me tradhti, xhelozi, intriga e prapaskena, por ajo që triumfon është dashuria, forca më e madhe për të kapërcyer çdo barrierë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend