Faqja Kryesore Botë Merr flakë edhe xhamia Al-Aksa në Jerusalem, në të njëjtën kohë me katedralen në Paris

Merr flakë edhe xhamia Al-Aksa në Jerusalem, në të njëjtën kohë me katedralen në Paris

2 Min e Lexuar
0
0
134

Derisa katedralja Notre Dame në Paris ishte djegur, një zjarr gjithashtu ka shpërthyer në xhaminë Al Aqsa në Jerusalem.

Sipas mediave të huaja, një zjarr shpërtheu në çatinë e një strukture të njohur si dhoma e lutjes Al Marwani në xhaminë e Al Aqsa në Jerusalem.

Siç shkruan gulfnews.com, zjarri nuk shkaktoi dëme të mëdha, por rrezikoi një pjesë të vendit të adhurimit që është mbi 2.000 vjeç.

Embedded video

Ndërsa Agjencia e lajmeve të Palestinës, citon një roje të ketë thënë se të hënën se “zjarri shpërtheu në dhomën e rojeve jashtë çatisë së Dhomës së Lutjeve të Marwanit dhe brigada e zjarrit e Jerusalemit, Waqf islam, e trajtoi me sukses çështjen”.

View image on Twitter

Brigada e zjarrfikësve të Departamentit Islamik Waqf të Jerusalemit arriti të kontrollojë flakët, ndërsa zona aktualisht është e mbyllur për të shqyrtuar shkakun e zjarrit.

Ndërsa Shaikh Azzam Al Khatib, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve të Xhamisë së Jerusalemit dhe Al Aqsa, ka thënë Al Mamlaka TV të Jordanisë se zjarri doli në oborr dhe hetimet po zhvillohen.

Incidenti në xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe qendra e konfliktit të vazhdueshëm arabo-izraelit, ndodhi në të njëjtën kohë kur flakët e përfshinë Katedralen Notre Dame.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë