Kryetarja e komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka folur pas mbledhjes së këtij komisioni e ku para deputetëve, për situatën e krijuar në Deçan nga helmimi raportoi drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Ajo tha se s’ka nevojë që të ketë panik nga ana e qytetarëve të Deçanit sa i përket sigurisë nacionale, pas kësaj ngjarje.

“Sot kemi pas në raportim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti që të na njoftoj për gjendjen e krijuar në Deçan. Si komision kemi qenë të shqetësuar dhe të preokupuar për këtë çështje dhe kemi dashur që qytetarët e Kosovës ti sigurojmë sa i përket anës së sigurisë kombëtare”, deklaroi Musliu, pas mbledhjes.

Më tutje ajo tha se ende nuk është bërë i ditur shkaku që ka çuar deri tek helmimi i qytetarëve atje. Musliu theksoi se AKI-ja është duke vëzhguar në çdo moment situatën atje.

“Mund të them me bindje të plotë se qytetarët e Deçanit s’duhet të kenë panik sa i përket anës së sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive që ka AKI. AKI është në kryerje të detyrës dhe me të gjitha kapacitet po vëzhgon çdo lëvizje atje. Kaq na tha edhe drejtori në komision, pasi s’ka as të dhëna përfundimtare janë të dhëna preliminare pas s’është ende e saktë situata për atë çfarë po ndodhë me shëndetin e qytetarëve. Në këto moment duhet theksuar se s’ka vend për panik sa i përket sigurisë naiconale. AKI po vepron në Deçan dhe është në krye të detyrës kudo. Është një lajm i mirë për ne, por edhe për qytetarët e Kosovës”, tha Musliu.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme