Kryetari i Keshillit Kombetar Shqiptare z. Ragmi Mustafa ka uruar Komunen e Presheves per krijimin e kualicionit qeverises per 4 vitete e ardhshe ne krye me z.Ardita Sinani, madje z.Mustafa ka then Urojë që anashkalimi, përçmimi dhe neglizhimi i kërkesave të KKSH-ës mos të jenë sinonim i qeverisjes së re.

Ky është edhe urimi i plotë i z.Mustafa
Me konstituimin e institucioneve në komunën e Preshevës dhe zgjidhjen e udhëheqjes së re, shpreh urimet e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Çështja arsimit dhe librave shkollor, avancimi i kulturës e informimit, respektimi i përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip janë interes i përbashkët i të gjithëve pa dallim, po aq sa edhe kultivimi i vlerave dhe simboleve identifikuese kombëtare të shqiptarëve të Komunës së Preshevës.
Duke iu uruar suksese kryetares së komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, zv/kryetari të komunës, z. Ragmi Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit Komunal, z. Sami Salihu shpreh gatishmërinë e plotë për bashkëpunim më të thellë e bashkërendim më të gjerë, të munguar deri tani.
Urojë që anashkalimi, përçmimi dhe neglizhimi i kërkesave të KKSH-ës mos të jenë sinonim i qeverisjes së re. Legaliteti dhe legjitimiteti i KKSH-ës mos të jenë tema, por ndërtimi i vizionit për të ardhmen e fuqizimi mekanizmave institucional. Injoranca, kryelartësia, shpifja dhe përbuzja ndaj institucioneve mos të karakterizohet lidershipi komunal.
Fushatat përfunduan, përgjegjësitë u ndanë, koha për punë e dinjitet!
Urime e suksese!
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme