Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi përmes një shkrimi në rrjetin social ka bër me dije se përfaqësuesit  politik dhe institucional në Luginë të Preshevës kanë bërë një deklaratë të përbashkët në të cilën kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.

Ky është njoftimi i plotë i z.Mustafi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin Franko-Gjerman.

Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të tre komunave kanë bërë një deklaratë të përbashkët në të cilën kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.

Nuk ka asnjë arsye të i mohohen standardet dhe rregullimi juridik Luginës së Preshevës i cili i akordohet komunitetit serb në Kosovë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme