Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka thënë se i druhet një eskalimi të paralajmëruar të situatës në veri.

Në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se lajmet e fundit janë se ka rrezik për eskalim të situatës në veri.

“Institucionet e Kosovës kanë thënë se janë të gatshëm të përballen me çfarëdolloj situate. Policia ka ndërprerë pushimet, e fakti që ndërpriten pushimet e zyrtarëve të uniformuar tregon se ka vend për shqetësim. Në anën tjetër ka deklarata kërcënuese nga Serbia, qoftë edhe përmes Listës Serbe për të cilën ne e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo duhet nuk duhet të ndodhë.

“Jam jashtëzakonisht i frikësuar se mund të ndodhë edhe ndonjë aventurë e Hashim Thaçit, për t’i çuar forcat e armatosura në veri pa asnjë përgatitje paraprake, siç ishte ajo e 25 korrikut kur u vra Enver Zymberi ose ajo kur u arrestua e bë maskarada me Marko Gjuriqin”, ka thënë Sveçla.

Për sa i përket LDK-së e PSD-së, Sveçla thotë se s’sheh gatshimëri tek ata për zgjedhje të reja.

“Është e qartë që nuk dojnë zgjedhje të reja. Qeveria bllokohet përmes akteve tona. Po të vazhdonim me bllokadë do t’a legjitimonim edhe Qeverinë edhe Kuvendin. Është një situatë paradoksale. Kemi Listën Serbe që është në Qeveri por nuk është në mazhorancë”, tha ai.

Ndërprerja e pushimeve nga Policia – deputeti i VV-së frikësohet se do të eskalojë situata në veri

Për akuzat e PSD-së se VV-ja nuk është e gatshme të rrëzojë Qeverinë, Sveçla thotë se s’është e vërtetë. Madje thotë, sikur të tregohen ata të gatshëm, “do shkojë me vrap”. “Qeveria rrëzohet me 61 vota, ata e dinë këtë matematikë”, tha ai.

Ka folur pak edhe për përplasjet me PSD-në për sa i përket Ndërmarrjes Publike Banesore.

“E vetmja ndërmarrje me sukses është NPB-ja sepse vetë kam qenë aksionar. Kur ne kemi marrë pushtetin, NPB-ja ka pas 4 mijë euro plus, kurse ka pas në pronësi 407 lokale e banesa e tokë. Prej atëherë deri tani vlera e kapitali është rritë. Nexhat Kryeziu, është i zgjedhur. Ai e mban pozitën me ligj”, tha ai.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme