Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc janë shpërndarë aktvendimet për bujqit të cilët kanë përfituar subvencione nga komuna e Bujanocit.

Kryetari i komunës së Bujanocit i shoqëruar nga kryeshefi i Drejtoratit për Bujqësi dhe Ekonomi Agon Islami dhe Shërbimi i Bujqësisë i përbërë nga Rexhep Adili, Hekuran Ameti, Zoran Mladenoviq, ka shpërndarë sot zyrtarisht aktvendimet për bujqit që kanë përfituar subvencione nga konkursi i shpallur më datë 23.05.2022.

Nga ky konkurs, gjithsej kanë aplikuar 121 bujq, nga të cilët 118 kanë përfituar, kurse vetëm 3 janë refuzuar.

Shuma e përgjithshme që ka ndarë komuna e Bujanocit për subvencionimin e bujqësisë është 11.300.000,00 dinarë, kurse shuma e përgjithshme e përfituesve është 8.323.498,48 dinarë.

Nga ky konkurs bujqit kanë përfituar subvencione në makina dhe pajisje tjera bujqësore, si dhe pajisje për bletari.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme