Një delegacion i kryesuar nga Berger Hans Peter, kryetar i partisë social demokrate për BernerOberland, Muller Roland, ekspert i historisë ballkanike, Marti Reichardt Ursula, deputete e Parlamentit të Bernit kanë qëndruar dje në Bujanoc, ku janë pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Delegacioni nga Berni, i cili pas një vizite në Kosovë zbarkoi në Bujanoc, u interesua për problemet dhe kushtet e jetesës së komunitetit shqiptar në Serbi.

Kryetari Arifi njoftoi për problematikat që i shoqërojnë komunitetin shqiptar në Serbi, dhe kërkoi mbështetjen nga delegacioni i Bernit që çështja shqiptare të alarmohet edhe në Qeverinë e Zvicrrës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme