Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Limit.al raporton se 46 emra janë në listë të Policisë shqiptare, që në mëngjesin e sotëm kanë ekzekutuar 23 urdhërarrestime për pjesëmarrësit në protestën e dhunshme në Tunelin e Kalimashit. Pra, sipas kësaj liste janë edhe 23 të tjerë që mund të ndalohen gjatë orëve në vazhdim deri në ditën e nesërme. Materialet për të ndaluarit u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit, për veprat penale “shkatërrimi i pronës”, “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 150,151 e 236/2 të Kodit Penal. Protesta e kuksianëve erdhi pas taksës prej 10 eurove të vendosur në Rrugën e Kombit. Mëngjesin e kësaj të diele nuk ka më protestues dhe forca policie, por as punonjës të kompanisë koncesionare. Kalimi pa pagesë i automjeteve kryhet në vetëm dy sportele, pasi në dy të tjerat qarkullimi pengohet nga mbetjet në rrugë. Xhama, copa metali dhe kioskat e shkatërruara janë ende në rrugë dhe pengojnë mjetet. Qytetarët e Kukësit, që protestuan ditën e shtunë, gjatë negociatave me policinë paralajmëruan se, nëse trarët e pagesës do të ngrihen sërish, ata do të kthehen për t’i shkatërruar. Like 0
Argjend Sherifi: Vetëm ata që nuk i njohin fare rrethanat mundë t’i besojnë deklaratave të kryetarit që iku Sh.Arifit
Soleimani : “Ne jemi pranë, aty ku nuk mund as të imagjinoni. Hajdeni! Ju do të nisni luftën, por jemi ne ata që do ta përfundojmë” Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit tha se forcat e tij …