Kryetari i Kuvendit i Komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane z. Thomas Lee me të cilin ka shtjelluar shumë probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës së Bujanocit.

Ky është njoftimi i plotë i z.Ramadani

Sot prita në takim përfaqësuesin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Thomas Lee, me të cilin biseduam për problemet e qytetarëve të komunës sonë.

Me këtë rast njoftova për situatën politike dhe problemet që po ballafaqohen qytetarët tanë, njëherit potencova çështjen e pasivizimit të adresave, mosnjohjen e diplomave edhe pas marrëveshjes së Washingtonit, mungesën e investimeve dhe mospërfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Z. Thomas Lee u zotua se gjitha këto probleme do ti adresojnë dhe do të jemi bashkëpunues për zgjidhjen e tyre.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme