Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit ka nisur sot një aksion në disa komuna në rajonin e Dukagjinit.

Aksioni është duke u zhvilluar në Komunën e Pejës, Istogut dhe Klinës.

Ky aksion po bëhet për shkak të dyshimeve të kryerjes së veprave penale për ndërtime pa leje.

Aksionin që po zhvillohet në komunën e Klinës e kanë konfirmuar për Telegrafin nga zyra e kryetarit të kësaj komune.

“Po është duke zhvilluar, janë duke e kërkuar një dosje lidhur me urbanizëm”, kanë deklaruar shkurt nga zyra e kryetarit të Klinës.

Edhe nënkryetari i komunës së Istogut, Agim Ademaj ka konfirmuar për Telegrafin se policia është duke kryer bastisje në zyrat e kësaj komune.

“Po njësia speciale është në komunë dhe është duke i kryer punët e veta”, ka thënë Ademaj. I pyetur se a ka të arrestuar deri më tani Ademaj ka deklaruar se jo.

Deri më tash sipas raportimeve të mediave është arrestuar një zyrtar në Komunën e Pejës. 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme