Në mbledhjen e parë të kuvendit të ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar, me shumicë votash (8 sosh), Ragmi Mustafa  PVD-së, u zgjodh, kryetar i ri i këtij institucioni.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, Enver Mehmeti nga PDSH, u zgjodh, zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, derisa shumica e re të KKSH-së, votoi edhe për ekzekutivin, ku për kryetar u zgjodh Albiona Ibrahimi-Rexhepi, ndërsa për zv/kryetar, Besim Nasufi, ku për anëtar të ekzekutivit u zgjodhën: Enkel Rexhepi, Lemane Mustafa, Muhamet Mustafa, Remzije Rexhepi.

Vlenë të theksohet, se paraprakisht u bë verifikimi i mandateve, ku prezentuan 15 këshilltarët e kuvendit të KKSH-së. Mirëpo me thirrjen e seancës së parë, 7 këshilltarët e tubuar në opozitë APN, PD dhe LR PDSH, lëshuan senacën dhe bojkotuan zgjedhjen e organeve të reja.

Konsulacioni i ri në KKSH, do të udhëhiqet nga PVD dhe PDSH

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme