Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi është pritur dje në takim nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi e zv/ministrin e Financave, luginasin z. Ilir Kapiti ku ka bizeduar për pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ky është njoftimi i plotë i z.Mustafi

Dje, pata kënaqësinë e veçantë që bashkëbiseduam me Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi e zv/ministrin e Financave, luginasin z. Ilir Kapiti për mundësinë e një platforme sistematike e programatike e shumëdimensionale për avancimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Z.Bislimi e Kapiti I njoftuam me hapat që kemi ndërmarrë në hapjen e bisedimeve për implementimin e “Planit 7 Pikesh “që prekin drejtpërdrejtë jetët e qytetarëve shqiptarë në Luginë.

Koordinimi dhe bashkërendimi mes Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Qeverisë së Kosovës është patjetërsueshëm që çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jenë në tryezat e bisedimeve, brenda dhe jashtë vendit!

Një falënderim të veçantë për bashkëvendësin nga Medvegja, Zv/ministrin e Financave z. Ilir Kapiti për gatishmërinë në avokimin e çështjeve që preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme