Kryetari aktual i Këshillit Kombëtar Shqipëtar z.Ragmi Mustafi merr besimin sërish të rikanditohet për kryetar nga rradhat e Partisë për Veprim Demokratik.

Ky është njoftimi i plotë i PVD-së

Ragmi Mustafi merr besimin për rikandidim për kryetar të Këshillit Nacional.

Pas konsultimeve brenda strukturave të veta Këshillit Qendror, sot, aprovoi vendimin që Ragmi Mustafi të jetë kandidati i PVD-së për zgjedhjet e Keshillit Nacional që do të mbahen më 13 nëntor.

Partia për Veprim Demokratik garon si subjekt i vetëm dhe ka nominuar listën prej 15 kandidatëve duke përfshirë strukturat nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Me këtë rast ftojmë anëtarësinë, simpatizantët, për të mobilizim që bashkërisht të angazhohemi për të realizuar ambiciet legjitime të politike të shqiptarëve Luginës së Preshevës.

Bashkë fitojmë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme