Duke marr shkas nga vendimi i ndërmarrjes publike “Putevi Srbija” , për pranimin në marrëdhënie pune të kuadrit të ri në pikat e pagesave rrugore hyrëse dhe dalëse në autostradën E75 (korridori 10) , konkretisht në Preshevë dhe Bujanoc, kemi kundërshtuar këtë vendim, duke iu drejtuar me një shkresë Ministrisë së Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës dhe Ndërmarrjes Publike “Putevi Serbija”.

Nga institucionet përkatëse kemi kërkuar që të anulohet vendimi. Konsiderojmë se nuk reflekton përbërjen e popullsisë të komunës së Preshevës dhe Bujanocit, bazuar në ligjin mbi mbrojtën e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare.
Mbetemi edhe më tej të indinjuar me qasjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore të cilat po neglizhojnë ligjet në fuqi.

Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës po vazhdojnë të trajtohen si qytetar të dorës së dytë nga institucionet e shtetit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme