Faqja Kryesore ShowBiz Rita Ora, spektakël në Tiranë

Rita Ora, spektakël në Tiranë

4 Min e Lexuar
0
0
88

MË SHUMË SE NJË ORË PERFORMANCË, VETËM DY FJALË NË GJUHËN SHQIPE

Më shumë se një orë performancë, vetëm dy fjalë në gjuhën shqipe

Vetëm me dy fjalë në gjuhën shqipe është shprehur Rita Ora në koncertin që mbajti sot në kryeqytetin shqiptar, Tiranën, ku performoi për më shumë se një orë.

Për dallim nga koncerti i saj në Prishtinë, që u mbajt më 17 shkurt, ku këngëtarja shqiptare ishte shprehur në një pjesë të madhe të kohës në gjuhën shqipe, në Tiranë ajo preferoi të shprehej në gjuhën angleze.

Vetëm në mbyllje të koncertit, Rita përshëndeti adhuruesit e muzikës së saj të mbledhur në sheshin “Skenderbej” të Tiranës në gjuhën shqipe. “Faleminderit” dhe “Mirupafshim”, ishin dy fjalët e vetme që i tha artistja nga Prishtina gjatë koncertit në kryeqytetin shqiptar.

Ora kohët e fundit ka qenë shumë aktive me debutime dhe koncerte ngado. Ajo ka qenë subjekti i mediave më prestigjioze sidomos pas publikimit edhe të hitit të saj më të fundit “Girls”, këngë të cilën e këndoi edhe mbrëmjen e kësaj të diele para mijërave fansave të saj të mbledhur në Sheshin Skënderbej për të ndjekur live “Ora e Super Muzikës”.

Por ajo ka befasuar teksa ka kërcyer për pak momente edhe në ritmet e muzikës tradicionale shqiptare. E ndërsa koncerti po i afrohej fundit, ajo ka shprehur dëshirën për të kënduar sërish përpara publikut shqiptar.

Kosova ka dominuar skenën e ngritur për këtë mbrëmje festive në sheshin Skënderbej, teksa para Rita Orës ka kënduar një tjetër zë brilant e figurë e njohur në muzikën shqiptare, Kida.

Këngëtarja, aktorja dhe modelja Rita Ora gjithmonë e ka shprehur lidhjen e saj të ngushtë me Shqipërinë dhe Kosovën. Jo vetëm për të festuar pavarësinë e tyre ne shesh, por edhe duke performuar ne Vatikan për vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Ajo është ambasadore nderi e Kosovës dhe e pyetur në çdo dalje publike nuk e ka fshehur kënaqësinë dhe krenarinë e të qenit shqiptare.

RITA ORA VALLËZON ‘SHOTËN’ EDHE NË TIRANË

Rita Ora vallëzon ‘Shotën’ edhe në Tiranë

Koncerti i Rita Orës që është duke u mbajtur në kryeqytetin shqiptar ka elektrizuar publikun atje.

Deri më tash Rita ka kënduar disa nga hitet e saj dhe këngën më të re të saj “Girls”.

Më posht mund të shihni pamje nga performanca e Rita Orës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz