Faqja Kryesore Botë Rusia “po vazhdon të ndërhyjë në procesin politik amerikan”

Rusia “po vazhdon të ndërhyjë në procesin politik amerikan”

1 Min e Lexuar
0
0
55

Rusia vazhdon të përpiqet të dobësojë dhe ndajë SHBA-në duke ndërhyrë në procesin zgjedhor amerikan dhe në debatin politik, akuzoi sot shefi i shërbimeve sekrete amerikane Dan Coats.

“Ky është një kërcënim që ne duhet ta marrim shumë seriozisht”, paralajmëroi nga ana e tij Christopher Wray, shefi i FBI-së, i pranishëm në një konferencë në Shqtëpinë e Bardhë që i dedikohet kësaj çështje.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Për momentin, përpjekjet e Rusisë për të minuar vlerat tona themeltare nuk janë aq të mëdha saç ishin kur influencuan zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, theksoi Coats, përcjell Atsh.

Ndërhyrjet e Rusisë në presidencialet e vitit 2016 kanë detyruar Ministrinë e Drejtësisë që të emërojë një prokuror special të ngarkuar me hetimin e kësaj çështje, përfshirë këtu edhe një bashkëpunim të mundshëm mes ekipit të fushatës së Donald Trump dhe autoriteteve ruse.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë