Ish kryeministri Sali Berisha është shpallur non grata nga Britania e Madhe.

Lajmin e ka dhënë vetë ish kryeministri gjatë një konference për shtyp ku tha se ka marrë një letër nga Sekretari i Brendshëm i Britanisë përmes të cilës është njoftuar për ndalimin e hyrjes në këtë vend.

Sipas Berishës në letrën ku njoftohej se ishte shpallur non grata nga Mbretëria e Bashkuar renditeshin akuzat për korrupsion, për lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB.

Gjithashtu Berisha teksa lexon letrën në të përmendet se është shpallur non grata “për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç”.

Sipas Berishës ky vendim është marrë në vrazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup që sipas tij ka financuar vendimin e Anthony Blinken.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme