Pjesëtarët e Njësitit Kundër Drogës në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Nish kanë arrestuar pesë persona nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve dhe sekuestrohen 300 kilogramë marihuanë, transmeton .

Nga ky aksion të arrestuar kanë mbetur pesë persona E. N. (1972), M. A. (1987), F. L. (1993), B. S. (1982) dhe A. T. (1953) “për ekzistimin e dyshimit se kanë kryer vepër penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”.
Të dyshuarit janë arrestuar në tentativë për dorëzimin e marijuanës, të cilën e kanë transportuar me furgon në rrugën ndërmjet Tërnovec dhe fshatit Turi, dhe gjatë kontrollit në lokalet dhe automjetet që kanë përdorur, janë gjetur 87 pako me marijuanë, të përgatitura për shitje.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme