Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi gjat intervistës në Rtv Aldi, ndër të tjera ka treguar se tani më komuna e Bujanocit është në fazën përfundimtare të aftësimit të transfer stacionit dhe se është caktuar lokacioni për ndërtimin e ti.

Gjithashtu kryetari Kamberi bëri të ditur se edhe projekti i fabrikës për pastrimin e ujrave të zeza gjithashtu shumë shpejt do ta merr rrugën drejt finalizimit. Me ndërtimin e këti transfer stacioni të gjitha mbeturinat dhe ujrat e zeza të kësaj komune do të grumbullohen në një vend.

Mirëpo, si duket kryetari i Bujanocit me implementimin e këti projekti nuk është përqëndruar vetëm në interesin e komunës ku ai është kryetar por ka pasuar parasysh edhe interesin e komunës së Preshevës, pasi që siç deklaroi kryetari Kamberi, në këtë transfer stacion do të ketë qasje edhe komuna e Preshevës e cila gjithashtu do ta ketë mundësin e bartjes së mbeturinave në transfer stacionin e Bujanocit.

Përveç përfitimeve që dy komunat do të kenë në aspektin ekologjik, nuk do të mungon edhe përfitimi ekonomik pasi që mbeturinat do të shiten dhe Bujanoca por edhe Presheva do të gjenerojn të hyra në buxhetet e tyre nga tregtimi me mbeturinat e grumbulluara.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme