Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend “Shërohet” migrena! BE aprovon ilaçin e ri

“Shërohet” migrena! BE aprovon ilaçin e ri

3 Min e Lexuar
0
0
88

Duke nisur nga shtatori i këtij viti pacientët do të jenë në gjendje të marrin një  trajtim privat, nën licencën e BE.

Këtë ilaç do fillojnë ta marrin pacientët të cilët kanë të paktën katër migrena në muaj.

Ky ilaç, i njohur ndryshe si “Aimovig”, është projektuar për të bllokuar receptorin peptidik të genit të kalcitoninës, që mendohet të nxisë aktivizimin e migrenës.

Aktualisht nuk ka shërim për migrenës, edhe pse një numër trajtimesh janë në dispozicion për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Është trajtimi i parë dhe i vetëm i licencuar, posaçërisht për të parandaluar migrenën.

Ai mund të merret vetë në shtëpi, një herë në muaj me anë të një stilolapsi auto-injektues. Nga provat e bëra, ka rezultuar se ky ilaç ka përgjysmuar numrin e pacientëve që vuajnë nga migrena në vetëm një muaj.

Wendy Thomas, shefja ekzekutiv i Trustit të Migrenës, tha: “Ne mendojmë se ky vendim është i mrekullueshëm pasi kjo zgjidhje e re ka potencialin për të ndihmuar shumë njerëz me migrenë kronike dhe episodike.

Migrena është tepër e dhimbshme dhe ka simptoma që përfshijnë vjellje dhe shqetësime vizuale, kështu që kur ajo ndodh shpesh mund të shkatërrojë jetë.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që dalja në treg e këtij ilaçi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur për pacientët”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend