Sot përmes një postimi në faqen e tij në facebook, Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar për një emërim të ri në kabinetin e tij. Ai ka njoftuar se kryetarin e degës së APN-së në Preshevë, Veli Mustafa e ka emëruar në postin e nënkryetarit të Komunës së Preshevës.

Kryetari Arifi ka deklaruar se ndryshimi është konstantja e vetme e qeverisjes sonë progresive.

Ky është shkrimi i plotë i kryetarit Arifi :

Që nga sot kam nderin të ju informoj se nënkryetar i Komunës së Preshevës është emruar Veli Mustafa.

Veliu punën e tij të mirë e ka dëshmuar gjatë kohës kur ishte si Sekretar i Fondit për Qëllime Humanitare në komunën tonë, andaj i uroj suksese dhe punë të mbarë!

Urime 👍

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme