Faqja Kryesore Botë Shtëpia e Bardhë nuk ka koment për për vizitën e Boltonit në Serbi dhe Kosovë

Shtëpia e Bardhë nuk ka koment për për vizitën e Boltonit në Serbi dhe Kosovë

2 Min e Lexuar
0
0
26

Këshilli për Siguri Kombëtare e Shtëpisë së Bardhë nuk ka koment për pretendimet e medieve në Serbi për vizitën e mundur të këshilltarit për siguri kombëtare John Bolton në Prishtinë dhe Beograd.

Gazeta serbe “Blic” ka publikuar se këshilltari i Donald Trumpit për siguri kombëtare mund ta vizitojë në fund të gushtit apo fillim të shtatorit rajonin, konkretisht Beogradin dhe Prishtinën, si dhe “tani SHBA do ta nisë ofensivën kur bëhet fjalë për zgjidhjen e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht lëvizjen e dialogut nga pika zero”.

“Blic” transmeton “pretendimet” e burimeve anonime diplomatike se “Bolton mund të vijë në rajon vetëm nëse hiqen taksat kosovare në prodhimet serbe, kështu që vizita e tij është pak e besueshme nëse kjo nuk ndodhë, sepse ai nuk dëshiron të jetë i pasuksesshëm”.

John Bolton disa herë i ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës të arrijnë marrëveshje, e gjithashtu ai është një prej zyrtarëve të parë amerikan i cili ka thënë se “SHBA nuk përjashtojnë korrigjimet territoriale”, në zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë”, përkujton gazeta.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë