Gjatë ditës së sotme Këshilltarja Politike e kryeministrit Kurti për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për të parë nga afër procesin e regjistrimit të popullsisë e pasurive në komunën e Medvegjës.

Duke pas parasysh rëndësinë jetike që ka regjistrimi i popullsisë për Luginën e Preshevës në përgjithësi, e për Medvegjën në veçanti, znj. Sinani qëndroi për vizitë një ditore për të motivuar shqiptarët e kësaj komune që t’i përgjigjen masivisht regjistrimit.

Gjatë vizitës, znj. Sinani takoi qytetarë nga diaspora e Kosova, që kishin ardhur enkas për t’u regjistruar.

Poashtu, Ardita Sinani takoi edhe përfaqësues politik e lokal të komunës së Medvegjës, si dhe përfaqësuesen zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Regjistrimi i popullsisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm përballë diskriminimit shtetërorë ndaj banorëve shqiptar të këtij rajoni.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme