Kryetarja e degës së PVD-ës në Preshevë dhe një herit kandidate për kryetare të Komunës së Preshevës në zgjedhjet e 28 marsit, z.Ardita Sinani ka thën që z.Shqiprim z. Arifi tash e 4 vjetë qeverisje ka qenë – KOMIKE, FRUSTRUESE, dhe mbi të gjitha e PAAFTË.

Është tragjike sa herë që një politikan synon ta kopjoj një tjetër, në një kontekst krejt tjetër politik e institucional. Sepse kështu kopjuesi shpërfaqë mungesë idesh, qëndrimesh e propozimesh.
Pra shpërfaq zbrazëti atëherë kur prej tij pritet kreativitet e vendosmëri.

Por kur Shqiprim Arifi synon ta kopjoj Albin Kurtin (siç kishte bërë krahasimin e vetes së tij me z. Kurti) atëherë kjo as tragjedi nuk është më – është KOMEDI. Ashtu siç ka qenë qeverisja e z. Arifi tash e 4 vjetë – KOMIKE, FRUSTRUESE, dhe mbi të gjitha e PAAFTË.

Jemi në prag të zgjedhjeve për Komunën tonë. Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për Preshevën.

Sepse në to e me to do të vendoset për 4 vitet e ardhshme të qeverisjes. Në këto 4 vite unë do të jem kryetarja e zgjerimit të mundësive për biznes, e krijimit të kushteve për ndërmarrjet e vogla e të mesme, që ekonomitë tona familjare të mund të gjenerojnë të hyra e të punësojnë të rinjë, do të jem kryetare e orientimit të fondeve publike kah ndihmat për ekonominë e komunës sonë, kryetare e projekteve kapitale që përmirësojnë furnizimin me ujë për qytetin e komunën, kryetare e financimit të bujqësisë, kryetare e pastrimit të qytetit e menaxhimit të mbeturinave.

Qeverisja jonë dallon nga e vjetra e korruptuar, po aq sa dallon nga mashtrimi i ri i importuar.

Do të jetë qeverisje pa borxhe, as ndaj klaneve të partisë e as ndaj trysnisë së Qeverisë në Beograd.

Do të jem kryetare e Preshevës dhe për banorët e Preshevës. Që të mos jemi zorrë qorre. Qeverisje profesionale dhe e sinqertë. Nuk do të ndjekë qorrazi e as kopjoj verbërisht.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme