Barcelona dhe Bayern Munichu do të ndeshen mes vete sot (e premte) në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Blaugranët dhe Bavarezët do të luajnë mes vete në Lisbonë të Portugalisë në ndeshjen e vetme të kësaj faze, ku fituesi do kalonte tutje në gjysmëfinale.

VendiEstadio da Luz (Lisbonë)

KohaE premte, ora 21:00

Barcelona

Arturo Vidal dhe Sergio Busquets kthehen nga pezullimi për Barcelonën për të rritur opsionet e tyre në mesfushë.

Busquets me siguri do të kthehen në formacionin titullar, ndërsa edhe Vidal mendohet se do ta ketë një vend titullari.

Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele kanë shqetësime me dëmtime te Barcelona dhe as që pritet të jenë në dispozicion të premten.

Bayern Munich

Niklas Sule bëri paraqitjen e tij të parë konkurruese që nga tetori në fitoren 4-1 të Bayern Munich ndaj Chelsea javën e kaluar, por ai nuk pritet të fillojë takimin e sotëm.

Ivan Perisic do të vazhdojë të luaj në krah nëse Kingsley Coman nuk arrin të rikuperohet nga dëmtimi në kohë, ndërsa Benjamin Pavard është jashtë shkaku i dëmtimit.

Thiago Alcantara do të përballet me klubin e fëmijërisë dhe pritet të luaj si titullar.

Leroy Sane është një nënshkrim për sezonin 2020/21 dhe nuk mund të luajë për Bayernin mbrëmjen e sotme.

Alphonso Davies u largua nga stërvitje të mërkurën shkaku i një dëmtimi, por ai pritet të jetë në dispozicion për krahun e majtë.

Fakte

Bayerni ka fituar tetë ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.

Bayern ka shënuar të paktën tri gola në shtatë nga tetë ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.

Ka pasur mbi tri gola të shënuara në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit të Bayernit në Ligën e kampionëve.

Barcelona është e pamposhtur në tetë ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.

Barcelona – Bayern Munich, formacionet e mundshme për çerekfinalen e zjarrtë të Ligës së Kampionëve

Analizë

Barcelona është në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të 13-të radhazi, një rekord në këtë garë, pasi mundi Napolin 3-1 javën e kaluar dhe 4-2 me rezultat të përgjithshëm.

Ky është takimi i parë i Ligës së Kampionëve midis dy klubeve që nga sezoni 2014/15 kur Barcelona rrëzoi Bayern në gjysmëfinale. Sidoqoftë, Barcelona ka pësuar më shumë humbje nga Bayernit në këtë garë se nga çdo skuadër tjetër, duke humbur pesë nga tetë takimet e tyre.

Bayern Munich shënoi fitoren 4-1 ndaj Chelseat javën e kaluar për të siguruar një fitore totale 7-1. Gjigantët e Bundesligës po kërkojnë të bëhen skuadra e parë që fitojnë nëntë ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve në të njëjtin sezon pasi që Barcelona e bëri këtë në sezonin 2014/15.

ParashikimiBarcelona 1-3 Bayern Munich

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport