Kuvendi i Komunës së Bujanocit pritet ta votoj propozimin për shpalljen “Qytetar  nderi” të Komunës së Bujanocit – ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë z.Gent Cakaj.

Tashmë është konfirmuar se në seancën e katërt të Kuvendit Komunal të Bujanocit e cila është paraparë të mbahet të hënën, tashmë është futur në rend dite si edhe Propozimi për shpalljen “Qytetar  nderi” të Komunës së Bujanocit – ministrin z.Gent Cakaj.

Simbas komfirmimit, pjesë e seancës nuk do të jetë ministri Cakaj, por pas përfundimit të seancës, në një ditë tjetër të përcaktuar nga protokoli, titulli do të i dorëzohet në një seanc  në mënyrë solemne të organizuar nga Komuna e Bujanocit për z. Gent Cakaj

Ky është rendi i ditës i paraparë për seancën e 4 të kuvendit komunal të Bujanocit

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme