Faqja Kryesore Botë Të paktën tetë persona janë vrarë në një shkollë fillore të Brazilit

Të paktën tetë persona janë vrarë në një shkollë fillore të Brazilit

1 Min e Lexuar
0
0
73

Të paktën tetë persona janë vrarë në një shkollë fillore të Brazilit, pasi që dy të rinj janë parë duke hyrë në ndërtesë dhe duke gjuajtur me armë, mëngjesin e të së mërkures, ka bërë të ditur policia në Sao Paulo.

Në mesin e të vrarëve ishin pesë fëmijë, një i rritur që kishte punuar në shkollë dhe dy sulmuesit adoleshentë, ka bërë të ditur policia, raporton Reuters.

Një numër i pacaktuar nxënësish po ashtu kanë mbetur të plagosur në shkollën fillore, “Raul Brasil” dhe janë dërguar nëpër spitale. Gjendja e tyre nuk është bërë e ditur.

Sulmet e armatosura në shkolla janë gjë e rrallë në Brazil, ndonëse ky shtet është në mesin e më të dhunshmve në botë, përkah numri i vrasjeve brenda vitit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë