Faqja Kryesore Botë Trump: Plani për Brexit “mund ta vrasë” marrëveshjen tregtare me SHBA-në

Trump: Plani për Brexit “mund ta vrasë” marrëveshjen tregtare me SHBA-në

2 Min e Lexuar
0
0
48

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Mbretëria e Bashkuar me gjasë nuk do të mund të bëjë marrëveshje tregtare me SHBA-në, nëse plani i kryeministres britanike për Brexit ec përpara.

Në një intervistë për gazetën britanike The Sun, Trump tha se plani i Theresa May “do ta vriste ndoshta marrëveshjen”, pasi me atë plan, “SHBA do të duhej të merrej me Bashkimin Evropian dhe jo me Mbretërinë e Bashkuar”.

May dëshiron të flasë për një marrëveshje të tregtisë me Trumpin, i cili ndodhet për vizitë në Britani.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Ajo ka thënë se Brexit-i, apo dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, është një mundësi për të krijuar rritje ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.

Plani i saj për marrëdhëniet me BE-në pas Brexit-it ka shkaktuar pakënaqësi edhe në kabinetin e saj, duke çuar në dorëheqjen e dy ministrave.

Në intervistën për The Sun, Trump përsëriti kritikat e tij për kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, për shkak të sulmeve terroriste gjatë vitit të kaluar në kryeqytetin britanik, duke thënë se ai “ka bërë një punë të tmerrshme”. /Rel/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë