Prova “paqeje” mes UEFA- dhe FIFA-s. Pasi organizmi më i madh i futbollit europian dhe atij botëror kanë ndërmarrë rrugë të ndryshme mbi VAR-in, i përdorur në Kupën e Botës, në Nyon kanë vendosur të përdorin zëvendësimin e katërt gjatë kohës shtesë të ndeshjeve me eliminim direkt duke filluar që nga sezoni i ardhshëm i Champions League, Europa League dhe Superkupën e Europës. Ky rregull vlen edhe për Champions League-ën e femrave, Europianin 2021 të fermave dhe Euro 2020 të meshkujve.

Kështu, pranohet vija e punës e presidentit Infantino, e adoptuar menjëherë nga trajnerët e skuadrave që luajnë në Botëror, që kanë përfituar nga një rregull që jep mundësinë e përdorimit të forcave të freskëta në 30 minutat e shtesës para ekzekutimit të mundshëm të penalltive.

Kështu, UEFA ka mirëpritur ndryshimin e vendosur nga International Board marsin e kaluar: Aleksandr Erokhin ka qenë zëvendësuesi i parë i katërt në historinë e Botërorit, i aktivizuar në vend tëc Dzyuba gjatë ndeshjes Rusi-Spanjë të Kupës së Botës, por eksperimenti është bërë më parë në Botërorin për Klube të 2016-ës, kur Alvaro Morata ka marrë vendin e Cristiano Ronaldo në finalen e luajtur kundër Kashima Alters.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport