Faqja Kryesore Botë Uragani Michael ka vrarë së paku 13 njerëz në Amerikën Qendrore: gjashtë në Honduras, katër në Nikaragua dhe tre në El Salvador

Uragani Michael ka vrarë së paku 13 njerëz në Amerikën Qendrore: gjashtë në Honduras, katër në Nikaragua dhe tre në El Salvador

1 Min e Lexuar
0
0
75

Stuhia më e fuqishme që ndonjëherë ka goditur pjesën veriperëndimore të Floridës në SHBA, ka shkaktuar përmbytje dhe ka shkatërruar shtëpi.

Uragani Michael zbarkoi të mërkurën pasdite si stuhi e kategorisë tre, me erëra prej 200 kilometrash në orë, në rajonin Penhendëll.

Një person vdiq nga rrëzimi i drurit, thanë zyrtarët.

Stuhia la afro 500,000 njerëz pa energji elektrike në Florida, Alabama dhe Xhorxhia, thanë shërbimet e emergjencës.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, ka paralajmëruar më herët për “shkatërrim të paimagjinueshëm”, duke thënë se do të jetë stuhia më e keqe në 100 vjet.

Mbi 370,000 njerëz në Florida janë urdhëruar të evakuohen.

Michael, gjatë fundjavës, ka vrarë së paku 13 njerëz në Amerikën Qendrore: gjashtë në Honduras, katër në Nikaragua dhe tre në El Salvador.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë