Vritet me armë Leandro Lo, një nga figurat më të rëndësishme të Jiu-jitsu, tetë herë kampion bote i këtij sporti (art marcial). Braziliani u qëllua në kokë nga një person me të cilin debatoi në një festë në Sao Paulo, qyteti më i madh në Brazil, njoftuan burime federale.

“Idhulli i sportit, Leandro Lo na lë fizikisht. Ne ofrojmë homazh dhe nderim për atë që ndihmoi dhe frymëzoi kaq shumë në mbarë botën,” raportoi Konfederata Braziliane e Sporteve Jiu-Jitsu (CBJJE).

Vrasja ka ndodhur në orët e para të kësaj të diele, në zonën jugore të Sao Paulos, ku sportisti kishte shkuar me miqtë për të shijuar një prezantimin e një grupi muzikor të njohur në një festë.

Sipas dëshmitarëve, luftëtari debatoi për arsye ende të paqarta me një burrë, në dukje i dehur, dhe e imobilizoi atë me një lëvizje tipike krahu të arteve marciale në përpjekje për ta qetësuar. Pasi e la të lirë, personi në fjalë nxori një armë dhe qëlloi kampionin e botës në kokë. Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Agresori i tij, i cili u arratis pas krimit, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Leandro Pereira do Nascimento Lo, 33 vjeç, ishte tetë herë kampion bote në jiu-jitsu në pesë kategori të ndryshme dhe fitoi pesë tituj të Kupës së Botës në këtë sport, si dhe tetë tituj panamerikanë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme