Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se Prishtina zyrtare me miratimin e platformës shënoi fundin e dialogut.

Ai këto komente i bëri pas takimit me shefin e diplomacisë spanjolle, Josep Borrell.

Vuçiq tha se nuk e di se çfarë do të jenë lëvizjet e ardhshme të Prishtinës, por Serbia do të mbetet e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Sipas tij, Serbia ‘po sillet me përgjegjësi’, për shkak se ‘ka përmbushur të gjitha detyrimet’ sipas marrëveshjes së Brukselit, dhe në të njëjtën kohë është përmbajtur pas vendosjes së taksës për mallrat serbe.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme