Cardiff City është duke kërkuar sqarime mbi raportimet e fundit se futbollisti Emiliano Sala ishte në aeroplanin që u zhduk nga radari në mbrëmë në Angli.

Kontrolli i Trafikut Ajror ka konfirmuar se aeroplani po udhëtonte nga Nantes drejt qytetit uellsian të Cardiffit kur u zhduk nga radari.

Një gazetar nga Ouest France shkroi në rrjetet sociale se Sala ishte në aeroplan – por nuk kishte konfirmim.

Shqetësimet u ngritën kur djaloshi 28-vjeçar nuk arriti t’i përgjigjet mesazheve të klubit të ri.

Argjentinasi është blerja më e shtrenjtë e klubit anglez për një rekord marrëveshje trevjeçare në kohën kur transferua nga klubi francez.

Lojtari i ka kushtuar skuadrës angleze 17 milionë euro, por transferimi do të realizohej pas vendosjes së nënshkrimeve nga dyja palët.

Ndryshe, “HM Coastguard” tha se incidenti nuk ishte në zonën e kërkimit dhe shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, megjithëse konfirmoi se kanë dërguar disa helikopter të gjurmojnë aeroplanin.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport