Zinedine Zidane këmbëngul se Real Madridi ende mund të mbrojë titullin e tyre kampion në La Liga në këtë sezon, pasi ka thënë se edhe pse është e komplikuar, nuk është e pamundur.

Humbja 1-0 e Real Madridit në Espanyol të martën i la ata 15 pikë prapa Barcelonës, por katalunasit nuk arritën të mundnin Las Palmasin pas 48 orëve dhe do të përballen me Atleticon këtë fundjavë dhe këtu Zidane pret të afrohet me pikë.

 

“Liga është ende e hapur.  Asgjë nuk është dhënë falas ndonjëherë në futboll”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Getafes.

“Asgjë nuk është dhënë falas ndonjëherë në futboll”.

Reali humbi nga Espanyol (Getty Images)

“Ne duhet të vendosim në kokat tona që çdo ndeshje e Ligës është e rëndësishme”.

 Zidane dhe Reali nuk po përjetojnë formën e sezonit të kaluar (Getty Images)

“Është e komplikuar, po, por jo edhe pamundur” ka përfunduar i pari stolit te mbretërve

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport