Faqja Kryesore Botë ​Merkel fton Erdoganin për vizitë në Berlin pas 24 qershorit

​Merkel fton Erdoganin për vizitë në Berlin pas 24 qershorit

1 Min e Lexuar
0
0
81

Kancerlarja gjermane, Angela Merkel e ftoi për vizitë në Berlin presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, pas zgjedhjeve të 24 qershorit.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, i cili gjendet në Gjermani për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të përvjetorit të fatkeqësisë së Solingenit, tha se “kancerlarja gjermane ka ftuar presidentin Erdogan në Berlin pas zgjedhjeve të 24 qershorit”.

Mësohet se ftesa është bërë gjatë takimit në ceremoninë përkujtimore në Duseldorf, kryeqyteti i shtetit Nordrhein-Westfalen.

Më 29 maj 1993, katër të rinj dogjën një shtëpi në Solingen, ku mbetën të vrarë dy gra dhe tre fëmijë. Sulmuesit e frymëzuar nga propaganda naziste u shpallën fajtor për vrasje dhe u dënuan me burgim.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë