Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputetja nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha sot se është i papranueshëm degradimi i Kuvendit të Kosovës nga Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se jemi në fund të muajit maj, ndërsa Kuvendi nuk e ka përfunduar ende seancën e 16 prillit. Lexoni të plotë postimin e Haxhiut në Facebook: “I papranueshëm degradimi i Kuvendit nga Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Të dy këta, e kanë shndërruar Kuvendin në një institucion të pavlefshëm, që caktojnë e vijnë në seanca kur i mbetet kohë për shkak të agjendave të “ngjeshura”. Kuvendi ende nuk i ka përfunduar seancat e 16 prillit ndërsa sot jemi në fund të muajit maj. Pikat që presin të shqyrtohen janë afër 50 ndërsa seanca e nesërme është vendosur me anë të njoftimit me email, pa mbledhje të Kryesisë së Kuvendit dhe kjo është e paprecedent. Si Qeveri e pakicës, që po i shërben vetëm vetes, ka humbur legjitimitetin dhe si e tillë duhet të dorëhiqet sa më parë! Nëse Haradinaj nuk e ka kuptuar ende se Kosova është pa Qeveri, atëherë le të kërkojë mocion votëbesimi në Kuvend. Një ditë më pak për Qeverinë e pakicës, një ditë më shumë për Republikën!” Like 0
FILLON TAKIMI HISTORIK: Trump dhe Kim takohen në Singapor kokë më kokë Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un filluan në Singapor një …