Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilltarja e Kryeministrit Kurti znj.Ardita Sinani bashkë me këshilltaren e kryeministrit për çështje juridike, znj. Tea Blakaj dhe këshilltarin politik të ministrit të shëndetësisë, z. Egzon Pnishi dje në zyret e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka takuar bashkëvendasit e sajë nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Kosovë. Së pari ka takuar qytetarët të cilëve iu janë pasivizuar adresat në vendlindjet e tyre, e në Kosovë nuk kanë arritur të pajisen me dokumentacion. Praktikisht këta persona janë shndërruar në persona juridikisht të padukshëm. Pengesa të paimagjinueshme për këta persona sa i përket pamundsësive për shfrytëzimin e sherbimeve qoftë shëndetësore apo sociale, ka shkruar znj.Sinani. Poashtu ka takuar mjekët nga Lugina që veprojnë në teritorin e Republikës së Kosovës me qëllim të licencimit me të drejta të barabarta me shtetasit e Republikës së Kosovës. E poashtu u fol edhe për mundësinë e specializimeve në drejtimet në të cilat ka mungesa kadrovike në komunat e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Znj.Sinani ka falënderuar për kontributin dhën për zgjidhjen e këtyre problematikave ndaj znj. Flutura Berbati Zena, drejtore ekzekutive në Agjensionin për ndihmë juridike falas në Republikën e Kosovës dhe znj. Anita Kalanderi, zëvendës sekretare në Ministrinë e Drejtësis. Like 0
Argjend Sherifi: Vetëm ata që nuk i njohin fare rrethanat mundë t’i besojnë deklaratave të kryetarit që iku Sh.Arifit
Enver Robelli: Ti djalë i keq, i ndyrë i K. së Preshevës që publikon incizime të kamerës së sigurisë duhet të largohesh sa më shpejt nga kjo pozitë Pas skandalit që ndodhi dit më parë me kamerat e siguris të keqpërdorura nga …