Faqja Kryesore ShowBiz Bukuroshja që ka 22 milion fansa

Bukuroshja që ka 22 milion fansa

2 Min e Lexuar
0
0
284

Ajo më së shpejti poston videoxhirime nga palestra, ku shihet duke ushtruar, por edhe jep këshilla se si të vini deri te vijat e përkryera të trupit, siç i ka edhe vetë ajo.

Instruktorja amerikane e fitnesit Sommer Ray sapo ka festuar datëlindjen e saj të 23-të dhe kjo bukuroshe në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” ka më shumë se 22 milionë fansa, të cilët rregullisht e ndjekin dhe i komentojnë fotot e saj lakuriqe.

Image

Ajo më së shpejti poston videoxhirime nga palestra, ku shihet duke ushtruar, por edhe jep këshilla se si të vini deri te vijat e përkryera të trupit, siç i ka edhe vetë ajo. Sommer ka edhe kanalin e saj në “YouTube”, në të cilin rregullisht publikon instruksione për ushtrime, ndërsa gjithashtu ka edhe vijën e saj të modës, sidomos të veshjeve sportive, për të cilat shpesh jep zbritje për fansat e saj, siç ishte rasti i festimit të datëlindjes së saj.

Image

Në anën tjetër, Sommer merret edhe me modelim, sidomos me prezantimin e koleksioneve të veshjeve intime, por edhe me pozimin për revista të ndryshme për meshkuj. Format e përkryera dhe seksi të trupit i ka shfaqur edhe në revistën e famshme erotike “Playboy”.

Image

Po ashtu është paraqitur edhe në videoklipe muzikore, ku ka magjepsur me vallëzimin e saj të nxehtë. Ajo momentalisht është duke ndjekur orët e aktrimit, pasi ëndrra e saj është që një ditë të merret edhe me aktrim.

Image

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz