Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefi i diplomacisë shqiptare në detyrë, Gent Cakaj, i ftuar në emisionin Open të Eni Vasilit, tha se Samiti i Berlinit është politikisht i dobishëm pasi kthen vëmendjen ndaj Ballkanit. Cakaj është përplasur me kryeredaktorin e gazetës Panorama, Robert Rakipllari, i cili e akuzoi për kontradiktë për deklaratat në lidhje me kancelaren Angela Merkel, shkruan Top Channel. Ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj i tha Rakipllarit se takimi me Merkel ishte krejt i ndryshëm nga Samiti i Berlinit dhe se Berlini zyrtar është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. Më tej, Rakipllari i vuri në dukje ministrit se nuk është bërë asnjë hap përpara për integrimin në 6 vite. “Procesi i asocimit nuk është anëtarësim. Sfida jonë nga qershori ka qenë kombinimi i potencialit reformator me procesin e anëtarësimit. Ju keni konfuzion total për këtë çështje”, iu drejtua Cakaj Rakipllarit. Like 0
Kamberi: Sns dhe Sps s’duan shqiptarë as në institucione dhe as në shtëpitë e tyre brenda Serbisë Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe një herit Kandidat për Deputet Popullor në …