Rampa e Kosovës për mallrat nga Serbia,e cila ekonominë serbe brenda vitit e dëmton rreth 500 milionë euro, po iu bën mirë disa vendeve të ish Jugosllavisë, por edhe vendeve më të zhvilluara të botës, shkruan gazeta e Beogradit “blic”.

Sipas shënimeve në të cilat thirret kjo gazetë, Kosova në muajin shkurt e ka shtuar importin për 13,4 për qind, përkatësisht 27 milionë euro më shumë në krahasim me vitin 2018.

Kosova furnizimet më së shumti i ka rritur nga Sllovenia, e cila në raport me një vit më parë, në Kosovë ka shitur më shumë mallra për 9,3 milionë euro

Në vendin e dytë është Maqedonia e Veriut e cila në shkurt ka plasuar mallra me vlerë 7 milionë euro më shumë se sa në shkurtin e vjetëm.

 

Pasojnë Shqipëria e Turqia që e kanë shtuar eksportin për 6 milionë euro.

Vendin e pestë e ndajnë Gjermania e Kina. Ato eksportin në Kosovë e kanë rritur për 5 milionë euro.

Rritje të konsiderueshme ka pasur edhe Kroacia, rreth 1,5 milion euro e ngritje eksporti prej 400 mijë eurosh ka pasur edhe Mali i Zi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme