Sot, më 22 prill u shënua Dita Ndërkombëtare e Tokës edhe në Bujanoc

Me rastin e Ditës së Tokës në oborrin e Shkollës e Mesme “Sezai Surroi” u mbollën katër drunj të mëdhenj të llojit plep nga nxënësit e shkollës.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e vetëdijes ekologjike dhe rëndësisë së ruajtjes së ambientit ku jetojmë – tha Amir Aliji, koordinator në teren i Iniciatives Qytetare.

Ky aktivitet u realizua nga Iniciativa Qytetare me mbështetjen financiare të People in Need në Serbi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme