Ndeshja mes ekipit të Real Madritit dhe Liverpoolit ka mbledhur rreth vetes miliona shikues nga mbarë Evropa dhe jo vetëm.

Ashtu siç ishte bërë e ditur edhe më herët, hapja e mbrëmjes është bërë nga këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo ka performuar në qendër të stadiumit duke i dhënë një dimension tjetër fushës së gjelbër të rrethuar me mijëra fansa të dy ekipeve që sonte janë në garë.

Lipa ka kënduar për fansat hitet e saj më të fundit, gjersa ka dhuruar një performancë elsktrizuese, shoqëruar nga balerinë profesionistë dhe kërcimtarë të shumtë në skenën e improvizuar.

 

 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport