Përmes një deklarate për mediat, ministri Gent Cakaj vuri në dukje se janë mbi 350 pasaporta diplomatike, të cilat mbahen nga persona të ndryshëm në kundërshtim me ligjin.

Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë një pasaportë të tillë që ta dorëzojnë sa më parë, pasi në të kundërt, ajo do të shpallet e pavlefshme.

“Sot kemi trashëguar një sistem anormal të lëshimit të pasaportës diplomatike. Shqipëria ka dyfishin e pasaportës diplomatike në krahasim me vendet e zhvilluara. Sot në Shqipëria ka më shumë se 350 persona, që mbajnë pasaporta në kundërshtim me ligjin. I ftoj publikisht të gjithë që të dorëzojnë pasaportën diplomatike dhe në rast se nuk e bëjnë, ata do të behën të pavlefshme”, tha ai.

Më tek ministri shtoi se “Pasaporta e Shqipërisë duhet të fuqizohet edhe më tej me liberalizimin e vizave me vendet e tjera”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme